Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur në Vlorë.
Në lagjen 24 Maji të Vlorës. një automjet tip Audi ka goditur një motor duke plagosur drejtuesin e tij.
Bëhet e ditur se drejtuesi i motorit është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit bregdetar.
Ndërkohë mësohet se është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës drejtuesi i makinës./a.m.