Një bandë shqiptarësh që shfrytëzonin vajza për prostitucion u shkatërrua nga autoritetet italiane.
Në përfundim të operacionit u arrestuan 22 persona, të gjithë shqiptarë, përvecc një gruaje rumune.
Por si ranë në gjurmët e tyre autoritetet e vendit fqinj?
Hetimet kanë nisur pas vrasjes me një plumb në zemër të shqiptarit Ilir Berisha, në 15 shtatorin e vitit 2017, dhe arrestimin në kufirin italian me Francën të autorit të këtij krimi, shqiptarit Emiliano Biqmeti 34 vjec.
25 vajzat që shfrytëzoheshin për protitucion rrëmbeheshin në vendet e tyre të origjinës si në Shqipëri, Moldavi, Rumani, Hungari. Janë të moshës 20-25 vjece por mes tyre ka dhe një vajzë minorene.
Sipas investiguesve italianë skema kriminale e këtij grupi nuk ishte piramidale por horizontale. Çdo anëtar i tij zotërinte një zonë të caktuar dhe një vajzë duke nzjerrë fitime që shkonin nga 6-12 mijë euro në muaj.
Gjithçka ishte e mirëorganizuar mes personave që kujdeseshin për rekrutimet, kujdestarët në terren dhe ata që siguronin klientët.