Pak çaste më parë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule mesohet të ketë takuar kryedemokratin Lulzim Basha në selinë e PD-së. Burime brenda PBDNJ e PD shprehen se Dule do t’i komunikojë atij daljen nga koalicioni. Shkak duket aleanca me e fundit e Bashes me kreun e PDIU, Shpetim Idrizi.
Gjithçka do të vendoset nga qasja që kryedemokrati Basha do të ketë ndaj Idrizit. Një pritje e tij me krahë të hapura ka shumë gjasa që të largojë PBDNJ-në, njësoj siç ndodhi kur Rama, pasi erdhi në pushtet në vitin 2013 me Vangjel Dulen aleat, afroi në koalicion Shpëtim Idrizin. Atëherë, kjo lëvizje solli reagimin e Dules që doli nga koalicioni i majtë duke iu bashkuar më pas Lulzim Bashës.
Brenda kësaj jave, kryedemokrati Basha pritet të mbyllë dy takime me të dy rivalët politikë, si Dulen ashtu edhe Idrizin, rezultatet e të cilave pritet të përcaktojnë edhe qëndrimin e mëtejshëm të PBDNJ-së në koalicionin opozitar apo jo. Në rast se minoritarët largohen, opozita do të humbasë një deputet, ndërsa afrimi i çamëve të Idrizit nuk i sjell asnjë favor në sallën e Parlamentit.
ma.me/javanews.al