Transferimi i Luka Modriç tek Inter për në merkaton e janarit është më shumë se një ide.
Sipas “A Bola”, drejtuesit e “Los Blancos” do të zhvillojnë një takim me meksikanin Herrera që është pjesë e skuadrës së Portos dhe në rast të një marrveshje për transferimin e tij në janar do t’i hapte rrugë largimit të Modriçit i cili ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Realin.
Me kalimin e Herreras tek Reali, për Interit do të bëhej më e lehtë për të realizuar ëndrrën e merkatos së verës që ishte transferimi i Luka Modriçit në Milano por që nuk arrit dot të bëhej realitet.
33-vjeçari kroatë i ka thënë miqve të tij se ka vendosur që të mos e rinovojë më kontratën me Real Madridin, duke shfaqur dëshirën e tij për të lënë Spanjën dhe për të luajtur në Serie A./a.m.