Deputeti Dritan Bici ka folur lidhur me perplasjen me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Ai shprehet se Idrizi ka tradhëtuar besimin e qytetarëve për interesa personale.
“Deputetët e PDIU-së nuk kanë ikur nga partia por është kryetari Shpëtim Idrizi ai që po fluturon për të gjetur vetveten.
Ne jemi me kryeministrin Rama sepse shikojmë që për çështjen “Çame” ka punuar më shumë se çdo kryeministër në këtë vend. Ne jemi këtu ku jemi sepse mbi shpatulla kemi edhe votat e votuesve socialistë.
Shpëtim Idrizi kërkon që për interesa personale t’i hedhë në rrugë gati 1000 të punesuar nga qeverisja e Rilindies”, shprehet Dritan Bici./a.m.