Kryetari i Këshillit të Bashkisë Kukës, Gjelbrim Shehu bëri të ditur sot se mbledhja e këshillit bashkiak e thirrur për sot nuk u zhvillua për mungesë korumi. Sipas tij, çështja e tarifës së Rrugës së Kombit është tashmë e mbyllur dhe nuk do të jetë më objekt diskutimi në këshillin bashkiak Kukës. “Tarifa e dakordësuar me qeverinë dhe koncisionarin për banorët e Kukësit prej 100 lekësh është e përballueshme nga të gjithë ndaj kjo çështje s’është më objekt diskutimi”, deklaroi Shehu. /ma.me/javanews.al