Kreu i socialistëve hungarezë, Bertalan Toth, në reagimin për votimin e Parlamentit Europian tha se tashmë është e qartë që Orban është një ekstremist i së djathtës. “Orban është në stacionin e fundit”, tha ai me anë të një komunikate.
“Kryeministri Orban është paraqitur si udhëheqësi i ekstremistëve kundër Europës. Për ne socialistët kjo nuk është një problem, nëse lëviz djathtas apo nëse përjashtohet nga PPE, por, për Hungarinë dhe kombin hungarez ai përbën një rrezik të madh”, theksoi Toth.
Parlamenti Europian votoi dje për të filluar procesin e sanksioneve kundër Hungarisë. Baza e këtij votimi është një raport nga deputetja e BE-së, Judith Sargentini, që detajon një listë me veprime që përbëjnë “rrezikun e qartë për një shkelje serioze” të vlerave të BE-së.
“Qeveria hungareze i ka mbyllur gojën medias së pavarur dhe akademikëve, ka larguar gjyqtarët e pavarur, ka goditur organizatat joqeveritare dhe ka inkurajuar ryshfetet”, akuzon Sargentini.
Ky tekst u miratua nga 448 deputetë kundër 197 duke arritur mazxhorancën e nevojshme të të dy të tretave. Kjo është hera e parë që Parlamenti i BE-së ka aktivizuar të ashtuquajturin Neni 7.
ma.me