Ky është momenti i tmerrshëm kur një burrë shkon në një stacion policie duke e mbajtur kokën e gruas së tij në një qese plastike të zezë
Sipas mediave të huaja, burri i identifikuar vetëm si Satish, hyri në stacionin e policisë në Ajjampura, në jug të Indisë, duke thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij, Roopa.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur më tej, ka qenë një oficer i policisë i cili me një smartphone e kapi momentin kur burri e vuri qesen e tij në dysheme, nxori kokën e gruas dhe e mbajti atë me një dorë.
Dhe pastaj 35-vjeçari deklaron: “Kjo është gruaja ime, zotërinj, i dhashë të gjithë dashurinë që munda”.
Një polic pastaj dëgjohet duke bërtitur: “Vendoseni brenda!”
Satish vendos kokën përsëri në qese përpara se t’u thotë policëve se gruaja e tij po e mashtronte dhe ai e kishte humbur durimin. /a.ç