Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të ndalet këtë të mërkurë për një vizitë të shkurtër në kryeqytetin e Maqedonisë, aty ku do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe krerë të partive të tjera politike.
Sipas njoftimit të Presidencës, Thaçi pritet të flasë me krerët institucionalë e politikë të Maqedonisë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, si dhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të të gjitha shteteve të rajonit të Ballkanit.
Vizita e tij në Maqedoni vjen pasi Thaçi priti në Prishtinë, në pamundësi për shkak të rrethanave për të vizituar rajonet me shumicë shqiptare në Serbi, krerët e Luginës së Preshevës. Thaçi ka biseduar ditët e fundit rreth të njëjtave tema edhe me presidentin Ilir Meta, si dhe homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç.
ma.me