Kreu i BDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti duke folur në studion e “Opinion” tha se ishte kundër ndarjes së Kosovës. Sipas tij, kjo bëhet vetem me bekimin e fuqive të mëdha.
“Ka vite që është hapur kjo teme. Po tregoj ato gjëra që di. Para shpalljes së Pavarësisë së ka ardhur tek unë drejtori i grupit të krizave për Europën, ka qenë Naim Rashiti në takim dhe është folur për ndarjen e Kosovës. Kam folur hapur dhe kam paraqitur shqetësimet e mia. Ndarja e Kosovës prodhon efektin domino, ua kam thënë atyre.
Ata që më kanë kërkuar takimin më thanë se Ali Ahmeti nuk pranon ndarje. Unë jam i dërguar nga Bushi, Bler, etj. dhe nuk iku nga këtu pa marrë përgjigjen tënde hipotetike, më tha shefi i krizave në BE. Ata që më kanë dërguar këtu më thanë se ai nuk flet. Atëherë i them po flas hipotetikisht: Nëse vjen tek ndarja duhet me shumë kujdes sepse nuk mund të ndahet në mënyrë precise popullsia shqiptare dhe serbe. Kjo çështje (ndarja e Kosovës) bëhet vetem me marrëveshje të madhe dhe me vullnetin e fuqive të mëdha”, tha Ali Ahmeti.
a.ç