Komisioni i Ekonomisë rrëzoi një ditë më parë dekretin e presidentit i cili riktheu për shqyrtim ligjin “Për lojërat e fatit”. Lidhur me këtë vendim, ja reaguar sërish sot kreu i komisionit Erjon Braçe.
Ai ka lëshuar kritika në drejtim të presidentit teksa thotë se “dekreti i Presidentit materialisht ishte i vërtetë por në përmbajtje i rremë”.
“Dekreti i Presidentit materialisht ishte i vërtetë por në përrmbajtje ishte i rremë. Kemi marrë leje të flasim për thelbin e ligjit. Meqë kam lexuar edhe deklaratat politike, dua të sqaroj se ligji për tatmin mbi të ardhurat ka në thelb uljen e tatim fitimit për biznesin e vogël, për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor e blegtoral dhe uljen e tatim fitimit për të gjithë sektorin e agroturizmit”, tha Braçe.
Ai ëhstë khtyer pas në kohë, në viitn 2015 kur Ilir Meta si kryetar i LSI votoi pro këtij projektligji. Tahsmë që ëhstë president vendos ta kthejë për rishqyrtim.
“Pjesa tjetër e ligjit është e vjetër kur presidenti i Republikës përfshi dhe grupin parlamentar të LSI me Petrit Vasilin në krye kanë votuar pro këtij ligji”, vijoi Braçe./a.m.