Nëse jeni në një marrëdhënie me shenjën e Demit në horoskop, tashmë urime!
Më poshtë keni edhe arsyet.
DEMI: Nëse partneri apo partnerja juaj i përket kësaj shenjë, atëherë jeni me të vërtetë fatlumë pasi Demi është shenja më besnike e gjithë zodiakut.
Atyre u pëlqen të japin e marrin besim dhe në përgjithësi ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme e që zgjasin në kohë.
Demi, nuk është nga ato shenjat që sa t’ia bëjë një femër me sy, i rend nga pas.
Gjithashtu as nuk i shikon femrat pas fustanit.
Nëse ndonjë femër e provokon, ndonjëherë edhe mund të kujtojë se ka ndonjë prirje brenda gjinisë, por jo: Ai/ajo thjesht është një Dem, shenja besnike që nëse gjen një partner dhe bie në dashuri, bëhet skllav dhe nuk e tundon asgjë.
Duhet të jeni të vetëdijshëm se janë me këmbë në tokë, punëtorë dhe besnikë.
Nuk ua japin zemrën personit të parë që u troket në derë, përkundrazi dëshirojnë marrëdhënie të gjata dhe kuptimplota, dhe dashurojnë me pasion.
/b.d