Trajneri Kristian Panuçi doli në konferencën për shtyp para gazetarëve ku foli për ndeshjen e nesërme ndaj Skocisë:
A keni një vendim për formacionin që do të luani nesër, sa ndryshim do të ketë nga ndeshja me Izraelin?
Natyrisht edhe për faktin se janë 2 ndeshje brenda dy ditësh, do të ndryshoj diçka. Kam menduar disa ndryshime referuar edhe takimin me Izraelin, do t’i shikoni nesër në fushë.
Pritet të jetë një nga ndryshimet prezenca e Agollit në fushë?
Agolli është kapiten sepse ka më shumë prezenca në Kombëtare. Është lojtarë shumë i rëndësishëm. Do ta shikoni nesër, nëse do të luajë apo jo. Ka punuar mirë, është stërvitur mirë. I përket ndeshjes së nesërme nëse do të luajë.
Këtu në Skoci, keni ardhur për barazim apo për fitore? Do kënaqeshit me barazim?
Natyrisht nuk zbresim në fushë për një pikë. Zbresim për ta fituar. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar. Njohim defektet që kemi. Jemi përballë një skuadre kundërshtarë të plagosur, ka humbur ndaj Belgjikës në miqësore. Luajmë në një ambient të vështirë. Nuk vijmë në asnjë moment për të marrë një pikë.
Cilat janë përshtypjet tuaja për ndeshjen?
Natyrisht do të provojmë të fitojmë. Dhe me kualitetet që kemi do të provojmë të fitojmë, me gjithë respektin që kemi për Skocinë është e drejta jonë të provojmë të fitojmë. Më pas do të flasim pas ndeshjes.
Ke qenë edhe më parë në Skoci madje dhe ke shënuar, ndërsa tani vjen përsëri…
Ka qenë një nga momentet më të mira goli i shënuar ndaj Skocisë. Është një situatë tjetër tani. Tani vij si trajner i Shqipërisë. Skocia ka qenë ndryshe në atë kohë, nuk do të jetë aspak e thjeshtë dhe kur do të vish të luash më një Skoci që vjen pas një humbje 4-0 dhe ajo që mendoj është se duhet respektuar krenaria te skuadra kundërshtare.
I frikësohem shumë krenarisë së lojtarëve skocezë. E ritheksoj se është një ndeshje e vështirë dhe duhet luajtur me shumë kurajo. Le të themi se do i japim goditjen e fundit një skuadre te plagosur.
Ku ndryshon loja e Skocisë nga Izraeli, në të cilin Shqipëria duhet të përshtatet?
Duam të jemi kompetitiv, s’duhet të përsërisim gabimet e pjesës së parë ndaj Izraelit. Janë 2 modele të ndryshme loje. Shpresoj që ideja ime të shkoj mirë. Skocia luan me topa të gjatë. Do të ndryshoj diçka kam idenë time. Do të luajmë 2 ndeshje në pak ditë, është e vështirë. Ne qoftë se do të përsërisim gabimet teknike, atëherë do ta paguajmë shtrenjtë. Shpresoj të jemi të vëmendshëm, në qoftë se do të kalojmë në disavantazh do të jetë shumë e vështirë.
A mendon se qendërmbrojtësit Veseli-Gjimshiti do të jenë më mirë në këtë ndeshje?
Veseli dhe Gjimshiti bënë një ndeshje të mirë. Jam i qetë për ta, më kanë bindur. Kanë bërë disa gabime teknike që ndodhin në futboll. Nuk kemi të bëjmë me gabime themeltare. Jam i kënaqur me ta. E mbyll gjithçka me gabimin teknik që ndodhi ndaj Izraelit.
A është më e thjeshtë për t’u mbrojtur, duke ditur që Skocia është e fortë në lojën në ajër?
Duhet të mbrohemi kur duhet të mbrohemi. Skocia sulmon dhe kundërsulmon shpejt. Për sa i përket mbrojtjes duhet të jemi shumë të përqendruar dhe nuk duhet t’i lemë hapësira kundërshtarit.
Çfarë ju bëri të ndryshoni mendim kaq shpejt për Kaçen?
Natyrisht kam qenë i detyruar ta zëvendësoj pasi është dëmtuar Lila. Kam parë qarkullim midis mesfushorëve dhe kam thërritur Kacen, i cili do ta nisë nga pankina. Ka pasur dhe ai dëmtime, por është lojtar me personalitet dhe do shikojmë në pjesë e dytë nëse do i japim kohën e duhur.
Nuk do të ishe më serioze që thirrja e Kaçes të bëhej publike, u morr vesh nga Instagrami i Kaçes…
Nuk është problemi im, duhet të pyesni zyrën e shtypi që është përgjegjëse për këtë punë.
Kë shikoni favorit në grup?
Është një grup i ekuilibruar. Janë të treja favorite sepse i përkasin të njëjtin nivel. Nëse do të mendojmë që jemi në favoritë, do të ishte gabim i madh. Do të punojmë për të arritur vendin e parë. /ma.me