Britaniku Gary Hunt regjistroi fitoren e tretë në Botërorin e serive në hedhje në ngjarjen e mbajtur në Mostar të Bosnje e Hercegovinës të shtunën.
Gjashtë herë kampioni Hunt tani e kalon amerikanin Steven Loube në serinë Botërore të hedhjeve në ranglistë, e me këtë fitore bëhet britaniku i parë që e përsërit triumfin në Mostar, transmeton KTV.
Habia më e madhe e ditës erdhi nga rumuni Catalin Preda që mori plot 46 pikë, duke e përforcuar vendin e tretë, kurse çeku Michal Navratil ishte i dyti.
Në konkurrencën e femrave, e para doli Adriana Jimenez e Meksikës, por doli edhe në vendin e parë në ranglistën botërore, ndërsa Rhiannan Iffland e Australisë u radhit në vendin e dytë në Mostar.Britanikja Jessica Macaulay e plotësoi podiumin në vendin e tretë. (b.an)