Një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen dhe plagosjen është regjistruar në Itali.
Një lajm i rëndë ka pushtuar kampin e skuadrës italiane të Sirakuzës.
Ekipi italian i cili militon në Seria C është bërë kryefjalë e mediave italiane pas aksidentit tragjik që i mori jetën trajnerit Davide Artale dhe la të plagosur portierin e skuadrës, Maurice Gomis.
Sipas mediave italiane, trajneri Artale ka mbetur i vdekur në vend pasi makina e ti u përplas me një mur dhe u rrokullis disa herë, ndërsa portieri Gomis është lënduar dhe ndodhet në spital.
Mediat shtojnë se fatmirësisht Gomis ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/b.d