Donte ti bënte një shaka të motrës, por ajo që pritej të përmbyllej me buzëqeshje, përfundoi në dramë.
Danielle Marag, 17 vjeçe nga Holloway, në veri të Londrës, ishte varur në çatinë e shtëpisë, për të fshehur iPhone e motrës së saj, dhe për të parë skenën se si do reagonte ajo, kur të mendonte se e kishte humbur. Një lojë mes motrash, e cila u përmbyll në tragjedi.
Vajza u zvarrit për tu ngjitur në çati, por sapo arriti, humbi ekuilibrin dhe ra në tokë. Fatkeqësisht për vajzën nuk pati mundësi mbijetese, pasi dëmtimet e pësuara nga përplasja në pllaka, ishin aq të mëdha, sa i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
Atë mbrëmje Danielle po mësonte për provimin e patentës dhe ishte në dhomë me motrën 14 vjeçe, shkruan noa.al.
“Ishte e lumtur, merrej me shumë gjëra. Në shkollë shkëlqente. Ishte vetëm një adoleshente normale. Atë ditë ishte shumë e emocionuar pasi ishte duke marrë patentën dhe teksa po studionte vendosi ti bëjë shaka së motrës”, tha për mediat i ati, Charles Maragh.
/b.d