Deputeti i Partisë Socialiste Gjetan Gjetani ka bërë të ditur vendimin që ka marrë pas deklaratës që bëri kryeministri Edi Rama, se ai duhet të largohet sa më parë nga grupi parlamentar.
Ai është shprehur për Ora News se ka vendosur të qëndrojë në sallën e Kuvendit.
“Unë do shkoj në parlament dhe do shkoj në grupin parlamentar të PS, por nuk e kam ndërmend dhe po e them publikisht të bëhem servil i asnjërit.”
Gjetani ka thënë se nuk ka komunikuar në asnjë moment me Ramën për përjashtimin e tij.
“Nuk kam pasur një komunikim zyrtar nga ana e PS për përjashtimin tim. Me kryeministrin Rama nuk kam kërkuar takim, pasi në asnjë rast nuk më ka pritur përpara, dhe fakti që nuk më ka pritur përpara, nuk besoj që më pret tani pas.”
Deputeti thekson më tej se në vitin 2013-n ka rrezikuar madje edhe jetën për PS-në.
“Në zgjedhjet parlamentare të 2013-s mua dhe shumë socialistëve në Kurbin na është rrezikuar jeta.”
Por pavarësisht situatës, Gjetani është shprehur se nuk do të lëvizë në grupe të tjera parlamentare.
a.ç