Jack Ma, themeluesi i gjigantit të tregtisë online “Alibaba” dhe një prej njerëzve më të pasur në botë është larguar nga drejtimi i kompanisë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Ma në një prononcim për New York Times. Tërheqja nga drejtimi i kompanisë do të zyrtarizohet ditën e hënë.
Postin e presidentit pritet ta marrë CEO i kompanisë Daniel Zhang.
54-vjeçari Jack Ma ka deklaruar se do t’i përkushtohet filantropisë pas largimit nga drejtimi i “Alibaba-s”.
Ma është njeriu më i pasur i Kinës. Në vitin 1999 ai themeloi kompaninë e tregtisë online e cila vlen sot plot 420 miliardë dollarë.
“Është fillimi i një ere të re”, ka thënë Ma teksa shpjegoi vendimin e tij./a.m.