Ka degjeneruar në përleshje mes protestuesve dhe policisë protesta që u zhvillua në Selanik kundër marrëveshjes së emrit të Republikës së Maqedonisë.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet ekstremiste të djathta.
Disa punonjonjës policie dhe protestues janë plagosur gjatë përleshjeve.
Në Selanik sot ndodhen disa prej krerëve të vendit, të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e çeljes së Panairit Ndërkombëtar.
Qytetarët protestojnë kundër masave shtrënguese të qeverisë për biznesin grek dhe kundër marrëveshjes me Maqedoninë për emrin e ri.
Grekët prej disa javësh protestojnë kundër marrëveshjes me Maqedoninë, ndërsa Shkupi në datë 30 shtator do të organizojë referendumin.
Ekstremistët kërkojnë që fqinji i tyre të eliminojë emrin “Maqedoni”. Të paktën 4 mijë policë janë në gatishmëri. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve që mendbohet se është disa dhjetëra./a.m.