Një 15-vjeçar vrau veten pasi humbi një lojë në kompjuter, fakt të cilin duket se nuk e ka përjetuar mirë.
Policia në Rusi është duke hetuar pikërisht mbi këtë pistë.
Autoritetet pretendojnë se ai kishte prerë veten me sharrë elektrike menjëherë sapo përfundoi lojën.
Raportet thonë se djaloshi me emrin Pavel Mateev kishte dalë në oborr dhe kishte prerë kokën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mogochino në rajonin Tomsk.
Mediat lokale ruse raportojnë se djaloshi ishte i dhënë shumë pas kompjuterit por ende nuk dihet se cilën lojë ishte duke luajtur.
Statistikat në Rusi tregojnë që nga viti 2015 deri në vitin 2016, 130 fëmijë e kanë vrarë vetën dhe gati të gjithë ishin pjesë e ndonjë grupi në internet.