Një dyqan bamirësie në Florida të Shteteve të Bashkuara ka pritur pakot e radhës.
Por, njëra prej tyre ka prishur rutinën pasi ajo dukej ndryshe.
Kur punonjësi e hapi, u shtang nga ajo që zbuloi. Në të ndodhej një sasi marijuane.
Ai njoftoi policinë e cila nisi hetimet. Pasi u peshua, lënda narkotike rezultoi me peshë dy kilogramë.
Tashmë po hetohet për të zbuluar dërguesit e pakos me drogë.
Dyshohet se droga është dërguar gabimisht në qendrën e bamirësisë.
Dyqane të tilla janë të shumta në SHBA kur dërgohen rroba apo sende të ndryshme për njerëzit në nevojë./a.m.