Ka nisur punimet Asamblea e Partisë Socialiste ku në rendin e ditës janë disa çështje të rëndësishme për diskutim.
Fjalën hapëse të Asamblesë e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla i cili parashtroi pikat e rendit të ditës.
Pas miratimit të rendit të ditës, Balla ishte folësi i parë në Asamble për analizën e procesit të “llogaridhënies”.
Ne fjalen e tij, Balla ka bere me dije se “Ndodhemi vetem 250 dite larg zgjedhjeve. Do te kemi vetem nje aleat ne keto zgjedhje dhe nje koalicion, vetem me qytetaret. Interesi yne do te jene vetem njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi. Jemi te gatshem te bashkëpunojmë me opozitën për reformat, por nese ajo do te vazhdoje me politiken e baltes ne do te vijojme me interesin e vetem qe kemi, qytetaret”- tha ai.
Duke folur për anëtarësimet e reja, Balla ka kërkuar të shkohet në cdo fshat dhe cdo familje.
“Duhet të trokasim në cdo familje për të hapur PS ndaj kujtdo që do të japë kontributin e vet”- tha ai.
Ai tha se objektiv për të përmbushur është “çuarja e tepsisë për skrap”, që sipas tij nuk është arritur ende.
vijon…