Kandidati i ekstremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale në Brazil, Jair Bolsonaro, u plagos me thikë këtë të enjte, gjatë një takimi elektoral.
Bolsonaro, pas ndihmës së marrë është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sulmi ndodhi në Juiz de Fora, rreth 200 kilometër në veri të Rio de Janeiro.
Bolsonaro, pas shpalljes së kandidaturës përballë Luiz Inacio Lula da Silva, sipas sondazheve, rezulton favorit për të fituar presidencialet.
Ai iu nënshtrua një operacioni, për shkak se goditja e thikës i dëmtoi një arterie, por fatmirësisht doli me sukses.
Në një konferencë për medioat, ekipi i mjekëve që ndoqën rastin e Bolsonaro, thanë se ai mbërriti në spitalin Santa Casa, me një hemorragji të rëndë të brendshme.
Por atij do ti duhet të qëndrojë në spital, për rreh dhjetë ditë, deri sa të marrë veten.
Ndërkohë agresori u identifikua dhe arrestua, bëhet fjalë për Adelio Bispo de Oliveira, 40 vjeç. Në profilin e tij në Facebook, ai kishte publikuar mesazhe kundër Bolsonaro.