Kryeministri Edi Rama, i ka është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për vetting në politikë.
Rama shkruan se Vettingu për politikanët duhet sa më parë dhe se është gati të diskutojë me PD-në.
Kreu i qeverisë ironizon kryeopozitarin se me pastrimin e drejtësisë nga vettingu, reformë fort e kundërshtuar nga opozita, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtêsisë
Rama shton se çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur
“Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar nga përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD“, shkruan Rama
Kryetari i PD, deklaroi sot nga Elbasani, ku opozita mbajti edhe një ‘Kuvend’ paralelel me Parlamentin e Shqipërisë, idenë e vettingut në politikë.
Opozita ka bojkotuar që në nisje seancat parlamentare të Kuvendit dhe ka dhënë sinjale se bojkoti do të vazhdojë.
Kontradiktore, pasi nismat ligjore, si kjo edhe e vettingut në politikë, nuk mund të diskutohet askund tjeter vetem se në parlament.
Javanews/a.ç