Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur afatet e hetimit me 3 muaj për ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës, të cilët janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për lidhje me grupin kriminal ‘Habilaj’. Bëhet fjalë për Jaerd Celën, ish-kreu i policisë së Vlorës dhe Gjergj Kohilan, të dy në arrati.
“BalkanWeb” mëson se zgjatja e hetimeve është lënë deri në 20 nëntor 2018. 2 ish-zyrtarët po hetohen në të njëjtën çështje me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.
Ndërkohë, afati për hetimet ndaj Tahirit përfund në 17 tetor, ndërsa natyrshëm lind pyetja se çfarë do të ndodh me ‘fatin’ e tij.