Kuvendi ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatin e Komisionit hetimor “Tahiri”.
Vendimi u mor me 72 vota pro dhe tre kundër. Kujtojmë se opozita nuk ishte e pranishme në seancën e sotme.
Ishte pikërisht pakica politike që kërkoi zgjatjen e afatit të komisionit.
PD akuzoi mazhorancën se ka penguar punën e komisionit duke mos vënë në dispozicion materiale të rëndësishme në funksion të hetimit./a.m.