Ella Gilman, 19 vjeç, nga Mançester, nuk mund ta besonte kur zbuloi 1 mijë paund në një zarf brenda këpucëve të sapo blera shkuan The Sun.
19 vjeçarja menjëherë kontaktoi shitësin dhe brenda gjysmë ore paratë u kthyen tek pronarin i ligjshëm i tyre.
Laura Hazeldine ngeli pa fjalë kur Ella e kontaktoi atë për ta njoftuar se kishte futur gabimisht një shumë të konsiderueshme parash te porosia e saj. Pasi i kërkoi detajet e saj bankare, Ella i dërgoi paratë në bankë, 25 minuta më vonë.
Laura tha se donte ta falenderonte publikisht dhe shtoi se veprimi i studentes e ndihmoi atë të besonte sërish në vlerat e njerëzimit.
Laura i kishte kursyer paratë por nuk kishte pasur kohë të shkonte t’i fuste ato në bankë. Kështu ajo i kishte fshehur paratë në një vend të sigurt në shtëpinë e saj, më pas kishte harruar ku i kishte lënë.
Laura tha: “I fsheha paratë në shtëpi dhe isha e bindur se i kisha humbur ato. Ajo m’i riktheu brenda 25 minutash, jam pa fjalë! Ndershmëria dhe integriteti i saj më kanë bërë të besoj se ka njerëz të mirë në këtë botë”.
/b.d