Edhe nesër opozita nuk do jetë e pranishme në seancën e Kuvendit, duke vijuar kështu bojkotin parlamentar.
Raportohet se në momentin kur do mblidhet Kuvendi, deputetet e opozitës do shkojnë në Elbasan për të mbajtur atje paralelisht një tryezë diskutimi serish për çështjet e kriminalitetit.
Të hënën opozita u mblodh në Shkodër nga ku ngritën shqetësimin për ngjarjet e fundit kriminale atje, ndërsa paralelisht zhvillonte punimet seanca e Kuvendit në Tiranë, duke nisur sesionin e ri parlamentar.
Opozita akuzon maxhorancën se ngjarjet e fundit kriminale janë rrjedhojë e kapjes së qeverisë dhe policisë së shtetit nga krimi.
a.ç