Me datën 29 maj është luajtur ndeshja mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku kombëtarja shqiptare u mund me rezultatin 3:0.
Në lidhje me këtë humbje aso kohe kishte reaguar edhe ish-Presidenti Bujar Nishani i cili në një status në facebook, kishte hedhur akuza të forta kundër teknikut të kombëtares Kristian Panuçi.
” Bravo Kosova, Panuçi një sharlatan që po shkatërron dhe atë qe ishte ndërtuar”-shkruante Nishani.
Burime nga Gjykata e Tiranës, kanë treguar se në lidhje me këtë status të Nishanit, Panuçi ka depozituar një padi, ku kërkon dëmshpërblim pasuror në vlerën 100 mijë euro, dhe përgënjeshtrimin e deklaratave nga ana e Nishanit.
Panuçi në padinë e tij është shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.
Padia është depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë me datë 20 korrik 2018
a.ç