Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndaluar ditën e sotme në një familje në Allias për të dhënë një pako libra falas.
“Ndalesa në familjen Musi, e cila merr ndihmën ekonomike dhe si e tillë gëzon edhe të drejtën e marrjes së librave të shkollës FALAS për Agimin që shkon në klasën e pestë dhe Manuelin që shkon në klasën e gjashtë”
Më herët Rama është shprehur se 50 mijë familje do të përfitojnë nga dhënia e librave falas.
Rama u shpreh se për familjet me ndihmë ekonomike librat falas do të jenë deri në klasën e nëntë./a.ç