Albin Kurti në një deklaratë për mediat në lidhje me bisedimet që pritet të zhvillohen me Serbinë për ‘marrëveshje finale’ ka thënë se Serbia dëshiron që ideja e shkëmbimit të territorit të jetë e Kosovës.
Kreu i Vetëvendosjes ka deklaruar gjithashtu se gjithçka duhet të jetë tyransparente në lidhje me këto bisedime, por ka paralajmëruar se me këtë çfarë ka bërë Thaçi i ka dhënë të drejtë Serbisë për qëndrimet e saj karshi Kosovës.
“Kush kërkon i pari shkëmbim territori gabon. Gjithcka duhet të jetë publike dhe transparente. Teza e korrigjimit nënkupton se Serbia ka patur të drejtë”, tha ndër të tjera Albin Kurti.
Nga ana tjetër ai akuzoi presidentin serb dhe atë Kosovar si autokrat që i trajtojnë shtetet përkatëse si pronë në tyre. Madje Kurti ironizoi kur tha se “Veç ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiçit”.
Sipas Albin Kurtit Vuçiç dhe Thaçi duan që të destabilizojnë për tu imponuar më pas si stabilizator të situatës.
“Territori dhe kufijtë e Kosovës janë të republikës dhe asnjë person nuk ka të drejtë t’i vendosë në tavolinën e bisedimeve. Presidenti ka shkuar pa mandate në këto bisedime që ka zhvilluar këto kohë”, tha Kurti.
“Këta duan që të destabilizojnë që të imponohen si stabilizator”, shtoi ai.