Pasi ka bërë debutimin e tij për Real Madridin kundër Leganes javën që lamë pas, Thibaut Courtois ka filluar që të adaptohet me jetën në klubin e ri dhe tashmë ai ka filluar që të kalojë mirë edhe me shokët e tij të skuadrës.
Ai e ka pranuar që disa nga kolegët e tij kanë filluar që ta ngacmojnë dhe të tallen me të gjatë finales se Ligës se Kampionëve në Lisbonë kur ai mbronte për Atleticon. “Ndonjëherë ata bëjnë humor për finalen e Ligës së Kampionëve që unë e humba me Atleticon”, tha ai për shtypin.
“Ata janë një grup shumë garues dhe ata dëshirojnë që të fitojnë. Ditën e parë në klub, ishin në çdo vend, nga testet mjekësore deri të prezantimi zyrtar. Në atë moment e kuptova se sa klub i madh është ai”.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që mund ti shoh fëmijët e mij çdo ditë, madje edhe djalin tim 16 muaj që është shumë i vogël ti kuptojë të gjitha”, përgatiti” GazetaExpress”. (b.an)