Trafiku i kokainës ishte organizuar në mënyrë hierarkike që funksiononte sikur të ishte një biznes i vërtetë, u çmontua nga policia e Reggio Emilia, pas një viti hetimesh të hollësishme dhe të përpikta.
Operacioni ka çuar në arrestimin e shtatë personave dhe ekzekutimin e tri masave të përkohshme për tre prej tyre.
Hetimet filluan në 2017 pas arrestimit në flagrancë të një 21 vjeçari shqiptar, i cili mbante me vete 200 gram kokainë.
Hetimet vijuan edhe për faktin se 21 vjeçari sapo kishte mbërritur në Itali dhe zyrtarisht nuk kishte kontakte në Reggio Emilia dhe pavarësisht nga kjo, ai mundi që brenda disa ditësh të kishte në dispozicion telefona, strehim dhe një sasi të konsiderueshme droge.
Hipoteza kryesore ishte se i riu veproi i koordinuar nga të tjerë.
Hetimet, të cilat zgjatën disa muaj, lejuan policinë vendase të zbulonte një trafik të madhe kokaine në këtë zonë.
Gjatë hetimit, u zbulua se 41 vjeçari shqiptar Xhafer Berisha qëndronte në krye të tregtarëve të vegjël të drogës duke i koordinuar ata dhe ndoshta ka kryer rekrutime nga Kosova.
Në veçanti, në nëntor 2017, në një ndërtesë fermë në Via Ancini u arrestuan dy “punëtorë” të Berishës, të cilët transportonin kokainë; Arsid Subashi dhe Dorian Cakri, i cili kishte fshehur kokainën në fushën ngjitur.
Hetimi vazhdoi, duke zbuluar transportuesin, një tunizian i aftë për të transmetuar me pakicë, 100 gram kokainë në javë.
Kokaina është blerë nga emisarët e Berishës, ose nga shtetasi i Magrebit, Redouane Nahi. Ai gjithashtu, së bashku me Berishën përfunduan në arrest shtëpiak.
Në rrjedhën e hetimeve janë kryer shtatë arrestime. Gjithashtu, policia zbuloi një bar i administruar nga Berisha.
Së fundi, 41-vjeçari shqiptar gjithashtu është akuzuar për tentativë zhvatjeje ndaj një klienti që nuk kishte arritur të paguante kokainën e blerë. /OraNews/b.d