TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në familjen Karaj për t’i dhuruar librat dy fëmijëve të tyre Greisit dhe Reit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.
I shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtoresha e shkollës “Ali Demi” Dorina Kuka Rama ka ndarë disa shqetësime me prindërit e nuk ka munguar dhe një bashkëbisedim me fëmijët.
Një nga këto tema ishte dhe ndalimi i celularëve në shkolla. Me sa duket edhe shefi i qeverisë ka problemin e celularit me djalin e tij të vogël Zahon pasi tha se nëse do ia kërkonin t’i hiqte celularin do ishte njeriu më i kënaqur.
“Në qoftë se mua shkolla do të më thoshte hiqja celularin Zahos unë do isha njeriu më i kënaqur. Vetëm keq ka, s’ka asgjë pozitive”, u shpreh Rama./a.ç