Një krokodil ka sulmuar dhe më pas hëngri një grua dhe foshnjen e saj 5 muajshe në Ugandë.
Incidenti ndodhi në brigjet e liqenit Albert dhe autoritetet kanë lëshuar alarmin se banorët duhet të shmangin zonat me krokodilë.
Jesca Kabiira, banore e lagjes Kagadi, kishte shkuar për të mbushur ujë së bashku me fëmijën e saj kur u kapën nga një krokodil.
Dëshmitarët okularë thanë se ata që ishin afër arritën të ikin kur panë krokodilin por Kabiira nuk ishte në gjendje të largohej.
Bashkëshorti i Kabiira tha se trupat e gruas dhe fëmijës së tij nuk ishin gjetur ende.
a.ç