Rreth 400 të burgosur janë arratisur nga një burg pranë kryeqytetit libian Tripoli mes dhunës vdekjeprurëse midis grupeve të milicisë në qytet.
“Të paraburgosurit arritën të hapnin dyert me forcë dhe u larguan nga burgu Ain Zara,” tha policia lokale.
Ata shtuan se rojet, nga frika për jetën e tyre, nuk ishin në gjendje të parandalonin arratisjen e të burgosurve pas trazirave në burg.
Përleshjet mes forcave ushtarake në qytet ka bërë që qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Libi të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme.
Incidenti i së dielës u zhvillua gjatë dhunës me armë midis fraksioneve rivale rreth objektit, ku strehohen vetëm të burgosurit meshkuj.
Shumë nga të burgosurit në Ain Zara në Tripoli juglindore thuhet se ishin mbështetës të ish-udhëheqësit libian Muamar Gadafi dhe u shpallën fajtorë për vrasjet gjatë kryengritjes kundër qeverisë së tij në vitin 2011.
Në një incident tjetër të dielën dy vetë u vrarë dhe qindra të tjerë u plagosën kur një raketë goditi një kamp në kryeqytetin e Libisë që strehonte qindra njerëz të shpërngulur, sipas shërbimeve emergjente dhe dëshmitarëve.
Ministria e Shëndetësisë në Libi njofton se rreth 47 vetë, përfshirë civilë, kanë vdekur në përleshjet rivale të forcave ushtarake në Tripoli gjatë javës së kaluar, me dhjetëra të tjerë të plagosur.
Qeveria e mbështetur nga OKB është në pushtet në kryeqytet, por milicia zë pjesën më të madhe të pjesës tjetër të vendit.