Detaje të reja zbardhen nga mbledhja e opozitës së bashkuar në Shkodër.
Burime nga mbledhja e Shkodrës thonë për ‘Balkanweb’ se opozita do të dalë me një platformë të përbashkët brenda 10 ditëve.
Brenda këtyre 10 ditëve do të diskutohet nga lidershipi PD-LSI dhe do të shpallet platforma e përbashkët opozitare për aksionin politik ‘të çlirimit të qeverisë nga krimi’.
Po kështu mësohet se derisa të merren vendimet, nuk do të ketë pjesëmarrje normale në komisione dhe parlament.
Për ndërtimin e një platforme kreu i PD-së Lulzim Basha informoi gjatë fjalës për gazetarët duke e lidhur me situatën e rendit dhe krimit në vend.