Një nënë 34-vjeçare me banim në Tiranë ka dhënë alarmin një ditë më parë në polici teksa humbi kontaktet me vajzën e saj.
Shtetasja me inicialet A.Ç., kërkoi ndihmë nga uniformat blu pasi vajza saj me inicialet B.Ç., 14-vjeçe, ishte larguar nga banesa.
Për orë me radhë nëna kërkoi tek të afërmit dhe shoqet e vajzës por askush nuk dinte gjë për vendndodhjen e saj.
Disa orë pasi nëna dha alarmin në polici, e mitura u rikthye vetë në banesë.
Ajo deklaroi se nuk kishte asnjë problem dhe se ishte larguar me dëshirë nga familja.
Policia nuk jep detaje lidhur me shkaqet e largimit të vajzës.
Paraprakisht mendohet se shkak mund të jetë bërë një debat mes vajzës dhe familjarëve.
/b.d