• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënohet me jetë gazetari Julian Shota, ‘i forti’ i Laçit i drejton armën në kokë

by Java News
03/09/2018 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër gazetar është kërcënuar në krye të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në Laç pas shpërthimit të një tritoli në ambientet e një lokali

Prokuroria ka nisur hetimet, ku pronari i një lokali kërcënoi me pistoletë gazetarin Julian Shota.

Pronari i lokalit, Llesh Buraku kërcënoi gazetarin në momentin kur ai ndodhej në vendin  ku kishte shpërthyer eksplozivi.

Mësohet se biznesmeni është shoqëruar për në komisariat për procedurat e mëtejshme.

Gazetari , Julian Shota, ka rrëfyer momentin kur u kërcënua me jetë nga Llesh Buraku, 53-vjeç nga Laçi. Pronari i lokalit të cilit i ishte vendosur tritol orët e para të mëngjesit të sotëm, tentoi të mbante të fshehtë ngjarjen, duke iu kërkuar përfaqësuesve të medias të mos e pasqyronin atë, pasi një gjë të tillë, sipas tij, do ta bënte edhe policia.
Shota tregon momentin e përballjes me Burakun i cili ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë, e ka mbushur dhe ia ka drejtuar gazetarit, duke tentuar ta qëllojë. Ngjarja e cila mund të kishte një bilanc tragjik, është parandaluar falë ndërhyrjes së disa personave të tjerë, të cilët i kanë bllokuar armën 53-vjeçarit.
“Në mëngjesin e sotëm u njoftova për shpërtyhimin e një eksplozivi në një lokal në qytetin e Laçit, në lokalin e shtetatis Llesh Buraku. Shkova dhe iu prezantova si gazetari i Report Tv, ndërsa ai u përgjigj me tone kërcënuese se kjo ngjarje nuk do dalë në media. I kam thënë se jam i detyruar ta reportoj, sepse edhe nëse nuk e bëj unë, do jetë policia që do ta raportojë. Jo, tha, nuk do e raportojë as policia dhe as ju. Mu drejtua se nëse kjo ngjarje del në media, do kemi punë personalisht bashkë.Kam qenë unë dhe gazetari i News 24 në vendin e ngjarjes. Në atë moment nxori telefonin dhe filloi t’i bënte foto makinës dhe targave të automjetit. Mu drejtua se kush je dhe nga vjen. I jam përgjigjur se jam Julian Shota. Më pyeti je nga Fushë Kruja? I jam përgjigjur me po. Më pas më tha se do vij të të gjej. Në momentin kur tentova të largohem, zotëria tentoi të më marrë telefonin. Unë nuk ia dhash. Ai nxori nga brezi një pistoletë, e mbushi dhe tentoi të më qëllonte. Në atë moment ndërhyn disa të afërm të tij, duke i bllokuar dorën“
a.ç

Next Post
Lily Allen tregon varësinë ndaj seksit: Paguaja prostituta për të kryer marrëdhënie

Lily Allen tregon varësinë ndaj seksit: Paguaja prostituta për të kryer marrëdhënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In