TIRANË- Eshte zhvilluar mes debateve ne Kryesinë e Kuvendit mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja është thirrur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe vjen pas dy mbledhjeve të grupeve PS, PD.
Ndërsa deputeti socialist, Eduart Shalsi ka kërkuar shtyrjen e shqyrtimit të ligjit për Teatrin, përtej datës 13 shtator që ishte e parashikuar.
Në fund të mbledhjes, deputeti i PS Ulsi Manja tha se kjo kërkesë u pranua. Por, shtyrja është vetëm një javore pasi dekreti do të shqyrtohet në seancën e datës 20, nga data 13 që ishte parashikuar.
“Miratimi i kalendarit 3-javor, do t’i paraqitet seancës në orën 17:00. Një ndër projektligjet është dhe dekreti i Presidentit për Teatrin, për të cilin do të vendoset në seancën e datës 20 shtator. Nga ana e opozitës u paraqitën shqetësimet e bëra publike dhe gjatë muajve të verës. M’u duk sikur kishin ardhur nga një dasëm meqë dje ishte e dielë se vazhduan me ritmin e sesionit të kaluar,” tha Manja.
Burime nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve bëjnë me dije se opozita po denoncon kriminalitetin dhe vrasjet e fundit në vend.
“Qeveria drejtohet nga krimi e droga. Deputetët janë të lidhur me krimin. Reforma në drejtësi ka dështuar, vendi është pa gjykata. Balla është i lidhur me krimin, e me të dënuar për drogë. S’duhet të ishte pjesë e konferencës së Kryetarëve bazuar edhe në ligjin e dekriminalizmit. Miratoni dekretin e Presidentin dhe rrëzoni ligjin e Ramës për Teatrin“, tha Spaho.
Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi sot deputetët ku ndau porositë se ku do përqëndrohet aksioni opozitar, dhe siç ishte e parashikuar, nisja ka filluar që në këtë konferencë.
a.ç