Një i moshuar nga Tepelena ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ura në lumin Vjosë.
75-vjeçari me inciale G.S., është hedhur nga ura në lumë, por menjëherë është shpëtuar nga shërbimet e policisë.
Pasi mori mjekim në spital ai u largua në banesë.
Policia raporton se i moshuari ishte në gjendje depresioni.
Çështja u referua në Prokurorinë e Gjirokastrës.
a.ç