Paul McCartney zbuloi se ka parë Zotin pasi piu drogë. Ish anëtari i grupit legjendar Beatles tha gjatë një interviste se besonte se kishte parë ‘diçka më të madhe’ gjatë një përvoje të marrjes së Dimethyltryptamine (DMT).
“Pashë Zotin, atë gjë mahnitëse të madhe dhe isha i përulur,”-tha 76-vjeçari, ndërsa shtoi: “Unë besoj se ka diçka më të madhe.”
Ndërsa kërkoi të vërtetonte se nuk ishte halucinacion: “Ishte i madh. Një mur masiv që nuk mund ti shihja majën, dhe isha në fund. Dhe kushdo tjetër do të thoshte se është vetëm droga, halucinacion. Por si Robert edhe unë ishim: A e pe atë? Menduam se kishim parë diçka të madhe.”
Duke folur për këtë vizion të Zotit si “një çelës”, McCartney vazhdoi të përshkruante një moment “emocionues” që ndodhi më vonë pas vdekjes së gruas së tij të parë, fotografes dhe aktivististes Linda.
Ndërsa ishte i pikëlluar, ai kaloi kohë në fshat, ku pa një ketër të bardhë që besonte ishte Linda që u kthye për ti dhënë një shenjë.
a.ç