Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë të pjekjes dhe ambalazhimit të kafes në qytetin e Fierit.
Fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë vërejtur se në magazinë kishte dhe disa bombula gazi, të cilat nëse do të shpërthenin do ta katapultonin zjarrin në një tjetër përmasë.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur heqjen e bombolave të gazit si dhe kanë arritur të shuajnë flakët.
Pronari i biznesit shprehet se dëmi i shkaktuar është thuajse gjysëm milioni euro. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike./a.m.