Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë finalizuar një operacion anti-drogë në Bridisi, ndërsa janë sekuestruar skafi dhe 550 kg marijuanë që sipas mediave italiane dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Në reagimin e policisë së shtetit thuhet se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy trafikantët, shqiptari me inicialet V.B dhe italiani me inicialet W.F.
Njoftimi i policisë shqiptare:
Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane në veçanti Guardia di Finanza e Pulias kane finalizuar nje tjeter operacion duke goditur tentativën per trafik narkotikësh drejt Italisë.
Autoritetet arrestuan 2 trafikantet, nje shtetas italian me iniciale Ë.F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.
Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuane.
Aktivizuar edhe ne kete rast bashkëpunimi tashmë i konsoliduar operativ dhe informativ me autoritetet e Policise shqiptare nëpërmjet nuklit të kufirit detar të Guardia di Finanza dhe zyrës së ndërlidhjes së Policisë shqiptare në Itali.
Hetimet po vijojnë ne te dy krahët e kufirit per te zbuluar persona te tjerë te implikuar.
/b.d