Policia ka parandaluar në kohë një konflikt mes dy vëllezërve, i cili mund të përfundonte me pasoja të rënda dhe me përdorjen e armëve të zjarrit. Njëri prej vëllezërve është identifikuar si Taulant Hoxha, 38-vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, Cërrik
Në momentin që policia ka mbëritur, 38-vjeçari ka hedhur nga dritarja armën e zjarrit, tip automatik. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.
Njoftimi i policisë:
Cërrik
Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja.
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një konflikt për motive të dobëta midis midis 2 vëllezërve, ku mund të përdorej edhe arma e zjarrit.
Arrestohet në flagrancë nga Policia, njëri nga vëllezërit, i cili në momentin që ka mbritur Policia ka hedhur armën e zjarrit jashtë banesës.
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.
Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• Taulant Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, Cërrik.
Shtetasi Taulant Hoxha, kur ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit nga dritarja e banesës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese
dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 278/2,3 e 279/1 të Kodit Penal.
ma.me