Ndryshimi i orës çdo pranverë dhe vjeshtë, duket se do të mbetet një gjë e së shkuarës. Kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker njoftoi se BE-ja planifikon të heqë dorë nga ndryshim i orës. Vendimi vjen pas rezultatit të sondazhit ku nga 4.6 milionë qytetarë të unionit, 3 milionë kundërshtonin ndryshimin e orës.
Duket se edhe shqiptarët ndajnë të njëjtin qëndrim. Këtë e tregon dhe nje sondazh online ne Shqiperi, ku 76% e votuesve janë pro vendimit të BE-së. Ndryshimi i orës erdhi gjatë Luftës së Parë Botërore dhe kishte për qellim kursimin e energjisë. Ndërkohë qytetarët thonë se ndryshimi i orës sjell çrregullim tek përditshmëria e tyre. 28 anëtarët e BE-së si edhe vende të tjera të Europës, e ndryshojnë orën dy herë në vit dhe duket se kjo nuk do të ndodhë më. TCH
ma.me