Largimi i detyruar i Valon Behramit nga kombëtarja e futbollit të Zvicrës i dha zë shumë polemikave dhe akuzave për diskriminime në përfaqësuesen helvetike. Por duket se përjashtimi i futbollistit që ka luajtur plot 4 botërorë si askush tjetër te Zvicra, është harruar disi me përfshirjen e një tjetër shqiptari.
Albian Ajeti është risia e fundit e listës së Zvicrës për “UENA Nations League”. Futbollisti me origjinë shqiptare ka dribluar interesimin e kuqezinjve dhe të përfaqësueses së Kosovës duke zgjedhur helvetikët, një vendim që nuk ka më kthim pas. 21-vjeçari i lindur në Bazel, vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Arlind Ajeti, është një nga risitë e trajnerit Petkoviç.
Mbrëmjen e 8 Shtatorit, helvetikët do të presin Islandën në stadiumin e “Sent Galen”, ndërsa më pas do të zhvillojnë një miqësore me Anglinë. Krahasuar me kontigjentin pjesëmarrës në botërorin e kësaj vere, bie në sy edhe lënia jashtë listës e mesfushorit nga Tetova, Blerim Xhemaili.
Por gjithsesi mes futbollistëve të grumbulluar janë në total 4 shqiptarë, debutuesi Albian Ajeti, Admir Mehmedi i rikthyer te Zvicra, dhe veteranët Xherdan Shaqiri e granit Xhaka që luajnë në kampionatin anglez.
ma.me