Sekretarja e Përgjithshme e PDIU Mesila Doda, e cila ka punuar për disa vite me gjyqtarin Ledi Biankun, ka një këndvështrim tjetër për sulmin ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala.
Sipas saj, plumbat mund të kenë lidhje me rastin Bianku-Biba.
“Kam punuar me Ledi Biankun për një kohë jo të shkurtër. Ai ishte kryetar i KKRT në kohën që unë isha zv/kryetare në këtë institucion. Një prej personave më me integritet e profesionist që kam njohur.
Nuk kemi qenë miq, sepse nuk do shkruaja sot këto dy rreshta pasi do isha subjektive, po ka qenë bashkëpunëtor e profesionist i shkëlqyer…
Familjarë të Denar Bibës kanë qenë drejtorë të rëndësishëm në KKRT, asokohe të mbështetur nga Z. Bianku e më pas nga unë megjithëse z. Biba nuk ishte pjesë e pushtetit, nuk ishte as pjesë e bandës së sotme e as i rëndësishëm por mesa duket mirënjohja është një pjatë që sot nuk vlen… sot me duket e papranueshme, kriminale tendenca për të hedhur balte mbi të. Ledi Bianku është njeri mbi palët, e pjesë e Shqipërisë e shqiptarëve të mirë…
P.S ndoshta duhet kërkuar pak nëse kanë lidhje plumbat mbi derën e Klodi Lales me këtë aferë që djeg… keni shkuar shumë larg, o mafioz e trafikantë ordinerë…”, shkruan ish-deputetja e PD.