“Narkoqeveria mesazh mafioz me bresheri kallashi gazetares investigative Klodiana Lala!”
Ishte shkrimi i Berishës, i cili erdhi fill pas sulmit me breshëri automatiku ndaj banesës së prindërve të Klodiana Lalës.
“Ky akt është porositur dhe oranizuar nga familjet e medha mafioze”-vijon më tej Berisha në statusin e tij, duke u shprehur me siguri të plotë e me informacione që vetëm ai i disponon.
Fill pas statusit të Berishës, kanë vërshuar një lum akuzash nga qyetarët në drejtim ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha.
Ata e akuzojnë Berishën se dhuna, rrahja dhe gjakosja e gazetarëve apo edhe e qytetarëve ështe filozofi e tij.