Një automjet luksoz është përfshirë nga flakët gjatë orëve të pasdites në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhyl” ndërkohë mjeti i djegur është një “BMW” me targa AA 664 UN.
Në momentin kur është përfshirë nga flakët mjeti ishte në ecje e sipër.
Drejtuesi ka ndaluar dhe ka dalë jashtë me shpejtësi.
Fatmirësisht ai nuk raportohet të ketë pësuar lëndime.
Në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja që bëri shuarjen e flakëve ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet.
Ngjarja përhap panik edhe te qytetarët e shumtë në zonë.
/b.d
Panik në Tiranë, mjeti shpërthen në flakë në ecje e sipër on Vidnews.